Ministria e Mbrojtjes njofton situatë problematike zjarresh në disa zona në Veri

exit.al 15 Gusht 2021, 12:33

Situata e zjarreve është problematike në veri të vendit ka njoftuar të dielën Ministria e Mbrojtjes.

Vatrat e zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz dhe në fshatin Patalej në Lezhë janë përhapur në drejtim në fshatit Katund i Ri në Rubik.

Situata është përkeqësuar edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës në Lakun e Mollave dhe Lakun e Thive në Kukës.

Flakët janë shtuan edhe në Dibër në fshatin Kaçni në Selishtë.

Sipas ministrisë vatrat e zjarrit nuk përbëjnë momentalisht rrezik për zonat e banuara.