“Po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në Sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi: "Fjalori i Gjuhës Shqipe", botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë.”
Një instalacion i ngjashëm më këtë në Tiranë, është vendosur disa javë më parë në Firence të Italisë, në një nga sheshet kryesore të qytetit, Santa Croce. [caption id="attachment_61780" align="aligncenter" width="990"]
Instalacioni i fjalorit të gjuhës italiane vendosur në Firence[/caption]
Me titullin #paroledasalvare (#fjalëqëduhenruajtur), instalacioni i fjalorit të gjuhës italiane synon të kthejë në vëmendje të qytetarëve dhe të ruajë mbi 3 mijë fjalë të italishtes që rrezikojnë të harrohen.
Për vendosjen e instalacionit u zgjodh sheshi Santa Croce, në të cilin ndodhet dhe statuja e Dante Alighierit, një ndër figurat kryesore të letërsisë italiane dhe botërore, me origjinë nga Firence.
Ky projekt u ideua nga shtëpia botuese italiane Zanichelli në bashkëpunim me shtëpinë e modës MSGM, e cila ka përfshirë pesë fjalë të gjuhës italiane në koleksionin e saj të ri të veshjeve.
Instalacioni do të lëvizë nëpër qytetet kryesore të Italisë në javët në vazhdim.
