"Sot zhvillova përsëri një takim me rektorët e IAL-ve publike, të cilët shprehen pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar dhe sollën në vëmendje nevojën urgjente për zgjedhje në universitete. Studentët, sidomos ata të viteve të fundit që diplomohen sivjet, më kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve nga ana e IAL-ve për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese."
Ajo pohon se tashmë gjendja e fatkeqësisë natyrore ka përfunduar dhe jeta i është kthyer normalitetit."Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19."
Zgjedhjet në universitete ishin planifikuar për tu zhvilluar në datën 12 qershor, por për shkak të pandemisë së Covid-19, ato u shtynë. Shpërndaje te miqtë
