“Shqipëria është në një fazë që parashikon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sepse zgjerimi i Bashkimit Europian gjatë plotësimit të kushteve të kërkuara, është në interesin tonë."
Zoti Bozinovic tha se mbështetja ndaj Shqipërisë do të jetë më e madhe kur Kroacia të marrë drejtimin e Këshillit të Bashkimit Europian."Përkrahja e Kroacisë do të vijë posaçërisht nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur Kroacia do të marrë përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian."
Gjithashtu, ai përgëzoi Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjes me Frontex dhe ofroi ndihmën e shtetit kroat në luftën kundër migrimit të paligjshëm.
