Ministri gjerman Michael Roth: Rishikimi i kufijëve në Ballkan, rrugë e rrezikshme

exit.al 16 Prill 2021, 14:40

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth,  reagoi në rrjetin Twitter, në lidhje me zbulimin e planit slloven për rishikim të kufijëve në Ballkan duke e quajtur një "rrugë e rrezikshme".

Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet," shkruan Roth.

Publikimi në mediat sllovene i një plani joformal mbi ripërcaktimin e kujfijëve në Ballkan ka ndezur debate në rajon e më tej.

Komisioni Europian pak ditë më parë e mohoi ekzistencën e një plani të tillë.

Ndërkohë që, eurokomisionerja sllovene Tanja Fajon u shpreh se lajmi ka prekur besueshmërinë e Sllovenisë, e cila duhet të bëjë të qartë pozicionin e saj,