Mijëra studentë protestojnë para Ministrisë së Arsimit

exit.al 11 Dhjetor 2018, 11:14

Mijëra studentë kanë nisur sot protestën në ditën e saj të tetë, përpara Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë paralajmëruar se sot është afati i fundit për qeverinë, për të plotësuar kërkesat e tyre, të cilat i kanë parashtruar që prej ditësh dhe për të cilat nuk pranojnë negociata.

Ata kanë nisur në këmbë marshimet në grupe të ndryshme nga fakulteteti Ekonomik, i Drejtësisë, i Mjekësisë,  i Gjuhëve të huaja, i Fililogjisë dhe i Historisë, i Shkencave Sociale, Shkencave Natyrore dhe nga Kamza, duke bllokuar trafikun në shumë rrugë të Tiranës. Protestës ia janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Sporteve

Po ashtu, në Durrës, Korçë, Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan studentët kanë nisur protestat në universitetet përkatëse.

 

 

Shpërndaje te miqtë