Meta uron besimtarët bektashinj

exit.al 22 Gusht 2020, 09:18

Presidenti Ilir Meta ka urura besimtartë bektashinj me rastin e nisjes së pelegrinazhit, 5 ditorë në Malin e Tomorrit.

“Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja! Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike", shkroi në Facebook, Presidenti Meta, ditën e shtunë.

Pelegrinazhi ka nisur më 20 gusht dhe do të përfundojë më 25 gusht. Ditën e fundit besimtarët bëjnë kurban një qinj në shenjë mirësie për veten dhe familjen.

Shpërndaje te miqtë