- 50 mijë qytetarë me të drejtë vote, kanë të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojnë Presidentit zhvillimin e referendumit për çështje të veçanta.
- Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve (28 nga 140 deputetë) ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj ta shtrojë në referendum.
- Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.
"[…] tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime! Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve. Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet? Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!"
Zoti Meta e deklaroi idenë e tij për referendum ditën e premte, me argumentimin kryesor se në këtë mënyrë mund të mbrohej demokracia.
