Meta takon ambasadoren e OSBE-së: I prezanton nismën e tij për zgjedhje të lira

exit.al 1 Prill 2021, 13:04

Presidenti Ilir Meta i ka paraqitur Ambasadores Ursula Gacek, përfaqësuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, nismën e tij për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“E informova ambasadorenpër nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre”, shkruan Meta në një postim në Facebook, të enjten, pas takimit me Ambasadoren.

Meta shkruan se “do të ndali me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane”. Ai u shpreh se e ka garatuar ambasadoren për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ky takim u organizua me kërkesë të ambasadores së OSBE/ODIHR.