Meta: Rama, i vetmi përgjegjës për ngjarjet dramatike në Elbasan

exit.al 22 Prill 2021, 20:11

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish përgjegjës kryeministrin Edi Rama për ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ai akuzoi Ramën se ka nxitur konfliktin.

“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situate dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi në praninë e policisë, që tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi”, u shpreh Meta të enjten në një televizion lokal.

Presidenti u shpreh se struktura për mbrojtjen e votës ëshë një e drejtë legjitime e opozitës.