“Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare”.
Emërimet e Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit kanë krijuar ngërç në Gjykatën Kushtetuese. Secila pretendon të njëjtin vend, njëra e zgjedhur nga Parlamenti dhe tjetra nga Presidenti. Për situatën e krijuar, në nëntor 2019, Meta e paditi Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe“përvetësimin e kompetencës së detyrës shtetërore”, por Prokuroria e Tiranës shpalli moskopetencë. Presidenti e fajësoi Dvoranin me disa video si përgjegjës për situatën, pasi ai i ka dërguar dy herë në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante. Në janar 2020 Meta i ka kërkuar Komisionit të Venecias shqyrtimin e shkeljeve të pretenduara për emërmet.Meta padit Dvoranin në SPAK
Presidenti Meta paditi sot në SPAK Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Presidenti e akuzon Dvoranin për veprimtarinë kriminale dhe shkeljet e kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të GJK.
Sot, presidenti takoi kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Meta, lajmëroi përmes Zëdhënësit Tedi Blushi se:
Të sugjeruara
Kushte të rrepta për fondet e rindërtimit—Exit News zbardh kushtet kryesore
19 Shkurt 2020, 10:00Ndihma për Shqipërinë — 5 fakte të rëndësishme
18 Shkurt 2020, 14:47Emisioni BOOM: Veliaj 3 vjet propagandë me tregjet e fruta-perimeve, asnjë rezultat
18 Shkurt 2020, 13:23
Flamingot, integrimi europian dhe "ç'do bëhet me ne pa Enverin?"
8 Korrik 2026, 17:18
