“Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese. Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë”.
Qeveria i kaloi një fond prej 900 milionë lelë (rreth 7,3 milionë euro) Bashkisë Tiranë për “ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar”. Ky kalim është pjesë e ndryshimeve në buxhetin e vitit 2021 të miratuara ga qeveria me akt normativ të miratuar më 22 qershor. Është e paqartë se çfarë pjese të kostos së ndërtimit do të mbulojë ky fond, sikurse nuk është bërë publik ende projekti për ndërtimin e godinës. Gjendjen e bën edhe më të paqartë ndryshimi i shpeshtë i deklarimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me këtë çështje.Meta nuk dekreton kalimin e fondit €7 milionë Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri
Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi vendimin e Kuvendit për kalimin e 900 milionë lekë për Teatrin e ri Kombëtar, Bashkisë Tiranë.
Të enjten në një letrën dërguar Kuvendit, Meta e quan vendim antikushtetues dhe sfidë të hapur nga vendimeve të Gjykatës Kushtetuese:
Të sugjeruara
150 banesa shkatërrohen nga zjarri në Greqi
5 Gusht 2021, 10:40SHBA mendojnë të hapin kufirin për turistët e vaksinuar plotësisht
5 Gusht 2021, 10:25Gjermania miraton vaksinimin me dozën e 3-të kundër Covid-19
5 Gusht 2021, 10:05
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
