- vota, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, pluralizmi politik.
- kërkesëllogaria dhe mundësia për të ndikuar në vendimmarrje.
- barazia përpara ligjit.
Zhgënjimi është i madh. Jo ndaj demokracisë që sollëm në dhjetor '90, por ndaj formës së shëmtuar që ajo mori në 30 vite. Shpopullimi dramatik i Shqipërisë dhe humbja e shpresës, veçanërisht tek brezi i ri, është treguesi më i dhimbshëm dhe fatkeq. Shikoni ku jemi sot: të fundit në rajon para dyerve të BE-së. Dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi. Ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri.
Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore.
Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!
Këtë mision, Presidenti e ka cilësuar detyrë patriotike të panegociueshme duke u shprehur se kjo do t’u jepte zgjidhje edhe arsyes kryesore të largimit të të rinjve nga vendi:T'ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!
Ndaj Presidentit mazhoranca ka ngritur komision hetimor për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e dekretit të tij që anuloi datën 30 qershor si datë zgjedhjesh vendore. Komisioni parlamentar i drejtuar nga Ulsi Manja, ka kërkuar opinion edhe nga Komisioni i Venecias, përfaqësues të së cilës ishin pak ditë më parë në Tiranë për të mbledhur të dhënat dhe faktet e pretenduara. Për Komisionin, Meta është shprehur se "nëse do të gjejë shkelje, do të japë dorëheqjen".
