Meta ngre pikëpyetje mbi manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit

exit.al 19 Shkurt 2021, 18:27

Presidenti Ilir Meta tha të premten se ka informacione se është tentuar të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Euronews ai tha se “do të marr masat e mia në respekt të Kushtetutës dhe në transparencë të plotë me gjithë opinion publik”.

Meta u tha se qytetarët shqiptarë duhet të kenë siguri mbi votën e tyre dhe shtoi se “garanci për këtë jap unë si president dhe i gjithë popullit shqiptar do të jetë garant për të ruajtur dhe mbrojtur votën e vet”.

Meta tha duke iu drejtuar qytetarëve se kushdo që tenton t’i korruptojë ata për votën “nuk mund të jetë udhëheqësi juaj, sepse kërkon që të shkatërrojë demokracinë".

Shpërndaje te miqtë