Meta kujton 2 marsin 2020: Protesta përfundon më 25 prill

exit.al 2 Mars 2021, 20:49

Presidenti Ilir Meta deklaroi se qëllimi i protestës së nisur prej tij më 2 mars 2020 do të realizohet më 25 prill. Në një postim në facebook, Meta kujtoi përvjetorin e protestës kështu:

"Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit".

Me 2 mars 2020, Presidenti Ilir Meta, thirri një protestë ku mijëra qytetarë u bashkuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Presidenti firmosi dekretin kundër mënyrës së betimit të gjyqtarëve. Shpërndaje te miqtë