Meta fton Ramën në përballje: Vlora nuk do të kthehet në Dibrën e 2017

exit.al 10 Prill 2021, 19:03

Presidenti Ilir Meta, përmes një deklarate për gazetarët në Vlorë, i është përgjigjur kryeministrit Rama, që e akuzoi se ishte takuar me subjekte të OFL, si dhe gjykatës e prokurorë të pastruar nga vetingu.

Meta u përgjigj se kishte takuar Bujar Leskaj, një personaliet dhe patëriot sipas tij, me të cilin ka diskutuar mbi mbarevajtjen e procesit zgjedhor.

Presidenti ftoi kryeminsitrin Rama në përballje, duke shtuar se do të jetë në Vlorë deri pas zgjedhjeve e nuk do lejojë që ajo të shndërrohet në Dibrën e 2017.

Meta paralajmëroi Ramën që të mos rëndojë pozitën e tij para ligjit dhe para sovranit.

Si përfundim ai tha se "Vlora do të votojë për vajzat e saj. Për ata që nuk lejojnë të zëvendësojnë djemtë dhe vajzat tona me bangladeshasit."