Meta e quan provokim heqjen e posterave të LSI në Fier

exit.al 21 Prill 2021, 16:00

Presidenti Meta e quajti heqjn e posterave të LSI një "provokim i shëmtuar" i kryetarit të bashkisë Fier, në një konferencë me gazetarët.

Ai u shpreh se bashkia ka provokuar LSI "duke u përpjekur të heq dhunshem posterat dhe banderolat, të vëna në mënyrë të ligjshme dhe në respekt të Kodit."

Meta pohoi se ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Gramoz Ruçit, si person më i arsyeshëm, pasi qëllimi është mbarëvajtja e zgjedhjeve.