“Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojnë dhe të dialogojnë, si një shoqëri e emancipuar, për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme dhe me transparencë, larg interesave okulte, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes sonë. Nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane, pa identitetin e saj kulturor e kombëtar”.
Në fund të muajit korrik, Presidenti Ilir Meta iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke dorëzuar personalisht kërkesën për shqyrtim të çështjes së Teatrit Kombëtar, të cilën ai asokohe e cilësoi "simbol të kapjes së shtetit". Duke folur me artistin Delvina, Zoti Meta tha se me kërkesën në Gjykatë ai "kishte mbrojtur Kushtetutën dhe identitetin kombëtar", pasi ka plot arsye se përse ligji ishte antikushtetues. Presidenti përgëzoi artistin Delvina për ekspozitën dhe deklaroi se "duhet të japim mesazhe në mbrojtje të sovranitetit të qytetarëve" sepse "nëse rrezikohet sovraniteti qytetar, rrezikohet vetë shteti". Prej fundjavës në mjediset e Teatrit Kombëtar ka shfaqur rreth 40 vepra të tij artisti Avni Delvina, i cili gërsheton në realizime vizuale çështjet sociale, politike dhe ekonomike me personazhet e politikës. Ekspozita e tij do të qëndrojë hapur deri më 16 nëntor.Meta: Dialog me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje mazhorancës të gjejë zgjidhje për çështjen e Teatrit Kombëtar duke dialoguar me artistët. Nga ekspozita e Avni Delvinës, e cila është hapur në mjediset e teatrit, Presidenti deklaroi se "nuk mund të ketë Shqipëri europiane nëse nuk ruhet identiteti kulturor dhe kombëtar".
Të sugjeruara
Vucic: Brenda 3 muajve në bisedime me Kosovën, Kurti të bëjë qeveri me Listën Serbe
4 Nëntor 2019, 13:41Shqiptarët tejkalojnë për azil sirianët edhe në Irlandë
4 Nëntor 2019, 11:47FSHF detyron sportdashësit të blejnë bileta për 2 ndeshje
4 Nëntor 2019, 10:48
Shtet kujdestar apo shtet pronar?
24 Korrik 2026, 19:36
