Meta-Basha reagojnë për rritjen e infektimeve me Covid-19

exit.al 12 Tetor 2020, 19:35

Në Shqipëri janë rritur me 15 % numri i të infektuarve me koronavirus, raporton Zëri i Amerikës, të hënën.

Në lidhje me këtë lajm reagoi Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Meta shkroi në Facebook se përshkallëzimi i tensioneve politike dëmton vendin dhe shëndetin e qytetarëve.

Ndërsa, Basha u shpreh se "rriten infeksionet, bien testimet", ndërkohë "Rama vazhdon me vjedhje".