Merr flakë një makinë në Vlorë

exit.al 31 Mars 2021, 09:21

Një makinë ka marrë flakë gjatë ecjes mëngjesin e së mërkurës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku nuk ka patur të plagosur.

Policia shkruan se makina ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike. Ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për shkakun e ngjarjes.