Merkel: hapja e bisedimeve me Shqipërinë brenda këtij viti

exit.al 8 Korrik 2020, 18:11

"Hapja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të ndodhë ketë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen", i tha Kancelarja gjermane Merkel, eurodeputetëve të mërkurën pasdite, gjatë prezantimit të objektivave të presidencës gjermane të BE-së.

Për Merkel nisja e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën është një mesazh i rëndësishëm për angazhimin e BE-së në rajon.

Nëse të dyja vendet vazhdojnë të mbajnë reformat sikurse po ndodh tani, kapitujt e parë mund të hapen në nentor ose dhjetor.

Komisioni Evropian duhet të hartojë raporte të vazhdueshme për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Merkel tha se edhe Afrika, lufta kundër keqinformimit, emigracionit, Rusia dhe Kina janë prioritetet kryesore të presidencës së Gjermanisë.

Shpërndaje te miqtë