Mbytet një person në liqenin e Pogradecit

exit.al 14 Shkurt 2021, 18:40

Një person është gjendur i mbytur në Liqenin e Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë, trupi i tij është gjendur në vendin e quajtur ‘Ura e qytetit’.

Sipas Balkan Web, dyshohet se trupi i pajetë i përket një të moshuari.

Ai është transportuar në morgun e qytetit.

Shpërndaje te miqtë