Mbërrijnë refugjatët e parë afganë në Kosovë

exit.al 29 Gusht 2021, 21:08

Në Kosovë ka mbërritur grupi i parë i shtetasve afganë, rreth 100 persona, të cilët largohen nga vendi i tyre nga frika e regjimit taleban.

Afganët që kanë arritur në Kosovë do të strehohen në bazën ushtarake "Bondsteel" që gjendet në Ferizaj, raporton REL.

Kosova pritet të strehojë gjithësej 2 mijë shtetas afganë të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.

Ata do të qëndrojnë përkohësisht deri sa të marrin dokumentet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

Në Shqipëri aktualisht kanë mbërritur 457 shtetas afganë të cilët janë strehuar në Durrës dhe Tiranë.