Mbërrijnë 7 020 vaksina nga Pfzier, Rama njofton se do të mbërrijnë të tjera nga Astrazeneca, Sinovac e Sputnik

exit.al 12 Prill 2021, 21:09

Të hënën mbërritën 7 020 doza të vaksinë Pfizer në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pritet që në ditët në vijim të mbërrijnë edhe të tjera doza nga Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik.

Rama tha përmes një postimi në Facebook se “Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”.