"Ecni përpara. Kjo kërkon përparimin e reformës në drejtësi, rithemelimin e kuorumit të gjyqtarëve të vetuar në Gjykatën Kushtetuese; dhe miratimin e një reforme zgjedhore, të pritur prej shumë kohe.
Populli shqiptar kërkon përparim serioz dhe të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe institucione politike dhe të drejtësisë që funksionojnë siç duhet, në mënyrë të panshme, me efikasitet dhe transparencë. Është e drejta e tyre [shqiptarëve] ta kenë këtë gjë."
Në këtë kontekst, Palmer është treguar kritik me opozitën, fillimisht duke e quajtur gjendjen politike në vend si një “ngërç politik të fabrikuar" dhe pengesë për përparimin e vendit:"[…] udhëheqësit politikë dhe partiakë duhet që, me pushtetin që kanë, të zgjidhin ngërçin politik të fabrikuar, i cili kërcënon të pengojë rrugën përpara të Shqipërisë."
Palmer i është drejtuar pastaj drejtpërdrejt opozitës, duke e këshilluar me tone të prera të bëhet pjesë e hartimit të reformës zgjedhore dhe të heqë dorë nga strategjia e bojkotit:"Dy fjalë për opozitën parlamentare: ka një rol që ju mund ta luani. Kapeni këtë mundësi."
Ai ka kritikuar bojkotin e opozitës, duke e quajtur atë mjet që nuk e i ka sjellë më shumë forcë opozitës dhe, mbi të gjitha, një mjet që nuk mund të çojë në zgjedhje të parakohshme:"Bojkoti nuk ju ka sjellë më shumë fuqi politike. Ai nuk i detyroi dot zgjedhjet e parakohshme dhe nuk mund të detyrojë dot zgjedhje të parakohshme."
https://www.youtube.com/watch?v=tmtd5hQe5PI Më tej, Palmer e ka ftuar opozitën të bëhet në mënyrë të sinqertë pjesë e hartimit të reformës zgjedhore, për ta përdorur me pas këtë arritje për të kërkuar votën e njerëzve në një proces të ndershëm zgjedhor:"Prandaj, kapeni mundësinë dhe kërkoni dhe negocioni në mirëbesim reformën zgjedhore që kërkoni. Komuniteti ndërkombëtar është i përgatitur të lehtësojë një përpjekje serioze [për reformën zgjedhore]. Pastaj ju mund t’ia çoni njerëzve ato që mund të jenë arritje të vërteta, që ata të vendosin në mënyrë demokratike, përmes një procesi të ndershëm zgjedhor, drejtimin në të cilin ata duan të ecë vendi i tyre."
