Masat kufizuese nuk ndryshojnë pavarësisht pranisë së variantit Delta

exit.al 26 Korrik 2021, 13:22

Masat kufizuese kundër koronavirusit mbesin të njëjtat pavarësisht konfirmimit të qarkullimit të mutacionit Delta.

Komiteti Teknik në mbledhjen e së hënës bëri thirrje për zbatimin e masave kundër Covid-19, si mbajtja e maskës në ambjente të mbyllura dhe mosgrumbullimi mbi numrin e vendosur nga autoritetet shëndetësore.

Aktualisht në spitalin Covid ndodhen 9 pacientë, të cilët janë të pavaksinuar.