“Duke pasur parasysh shpejtësinë e zhvillimeve me COVID-19 në Itali, rekomandojmë që qytetarët tanë të mos udhëtojnë nëpër tërë territorin e Italisë. Për ata qytetarë që janë tashmë në Itali, rekomandojmë rritjen e masave të kujdesit në çdo kohë dhe duke ndjekur udhëzimet e mediave lokale dhe autoriteteve lokale.”
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 7 persona të konfirmuar me koronavirus. Pacienti i parë atje u identifikua më 26 shkurt dhe ishte një grua 50 vjeçe, e cila ishte kthyer para disa ditësh nga një udhëtim në Itali. Ndërkohë Shqipëria ka pezulluar të gjithë udhëtimet drejt Italisë. Fillimisht dje, qeveria ndaloi fluturimet nga Tiranë për në aeroportet e veriut të Italisë, ndërsa sot u pezulluan të gjithë fluturimet dhe tragetet me gjithë Italinë. Ky vendim u mor pasi të hënën Italia kaloi në karantinë kombëtare. Kosova po ashtu ka pezulluar fluturimet me veriun e Italisë. Shpërndaje te miqtëMaqedonia e Veriut këshillon qytetarët të mos vizitojnë Italinë
Qeveria maqedonase i ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt Italisë, si masë për të parandaluar prekjen nga koronavirusi.
Në njoftimin për qytetarët thuhej:
Të sugjeruara
Administrata, njëri nga prindërit pushim për t'u kujdesur për fëmijët
10 Mars 2020, 15:52Mbyllen të gjitha gjykatat e vendit për shkak të koronavirusit
10 Mars 2020, 15:41
Shoqëria e mosbesimit: Pse nuk i besojmë njëri-tjetrit, por u besojmë komploteve?
12 Nëntor 2026, 16:51
