Maqedonia e Veriut, 8 viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

exit.al 24 Qershor 2020, 17:20

136 të infektuar të rinj dhe 8 viktima nga Covid-19 janë raportuar sot në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve.

Ndërkohë 43 qytetarë raportohen të jenë shëruar.

Maqedonia e Veriut raporton gjithsej 5450 të infektuar dhe 259 viktima.

Megjithë rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar ‘gjendjen e jashtëzakonshme’ në 14 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti Stevo Pendarovski të Premten tha se nuk kishte asnjë “nevojë” për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme që ka filluar që nga 18 mars.

Shpërndaje te miqtë