Manastirliu: 1500 të vaksinuar në Lezhë

exit.al 30 Mars 2021, 18:40

Kryeministri, Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar procesin e vaksinimit në qytetin e Lezhë.

Vizita është njoftuar nga vetë Rama në rrjetin Facebook.

Tre stendat e ngritura në këtë qytet po shërbejnë për vaksinimin e të moshuarve mbi 70 vjeç.

Ministrja Manastriliu, tha se ditën e sotme në qytetin e Lezhës janë vaksinuar mbi 150 persona, ndërsa në total në qytet janë kryer 1500 vaksinime.

Ditën e sotme janë vaksinuar mbi 150 të moshuar, në total në Lezhë kemi 1500 të vaksinuar, bashkë me mësuesit”, tha Manastriliu.