Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare të pakicave, Presidenti Meta: Hap i rëndësishëm për respektimin e të drejtave të njeriut

exit.al 29 Dhjetor 2019, 10:19

Presidenti Meta deklaroi se miratimi i ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare, nga parlamenti i Malit të Zi,është hap i rëndësishëm për respektimin e të drejtave kombëtare.

Parlamenti malazez miratoi dje ligjin që lejon përdorimin e simboleve kombëtare të pakicave etnike në Malin e Zi.

"Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës."

Ndërkohë Ministri për Pakicat në Mal të Zi Mehmed Zenka tha se ky ligj do tē forcojë vlerën multinacionale të Malit të Zi.