Mali i Munellës, streha e rrëqebujve, në flakë

exit.al 24 Gusht 2020, 13:39

Mali i Munellës, në Rrëshen, prej dy ditësh është përfshirë nga zjarret. Për shkak të terrenit të vështirë, vatrat e zjarrit nuk janë shuar dhe tashmë rrezikojnë pyjet e ahut.

Zjarri favorizohet edhe nga era e temperaturat e larta, duke e bërë të vështirë vendosjen nën kontroll, ndërsa banorët e zonës janë të vetmit për momentin që po luftojnë me flakët.

Mali i Munellës është zonë e mbrotjur pasi njihet si një prej vendbanimeve të rrëqebullit të Ballkanit, specie në rrezik zhdukjeje.

Shpërndaje te miqtë