Kryetarin e PS-së nuk e zgjedh kryetari i PD-së, por procesi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore mund të kalojë vetëm nga një qeveri pa Edi Ramën Kryeministër.
Basha mbajti të njëtin qendrim edhe pasi pyetja u përsërit nga një gazetar tjetër:"Kundërshtarin politik nuk e përcaktoj unë, por kryeministrin duhet ta përcaktojë vetëm një proces i lirë zgjedhor. Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i një procesi të ardhshëm zgjedhor [..]."
Ndërsa për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Basha pohoi:Me 30 qershor kam besim të madh se bashkimi i qytetarëve, para 30 qershorit, jam i bindur do ta bëj të qartë që 30 qershori të mos hyjë në histronë e Shqipërisë kur tirania e krimit cimenton pushtetin kap dhe pushtetin vendor.
Kryedemokrati u shpreh se ka folur me partnerët e huaj dhe u ka komunikuar atyre, se mirëpret angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. "PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtare për të zgjidhur këtë krizë dhe për ti kthyer shqiptarëve sovranitetin e vjedhur,” pohoi Basha. Në fund, kryetari i Opozitës u shpreh se e gjithë përpjekja e tij po bëhet që të mos përsëriten më në Shqipëri kriza të tilla. "Nësë do ketë një qeveri që merr pushtetin me krimin, asgjëson Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e lartë, asgjëson Prokurorin e Përgjithshëm dhe zhytet në afera korruptive, helmon fëmijët me gaz nëse do kemi qeveri të tillë ky duhet të jetë një precedent që një fund i tillë e pret,” tha ai. Basha lajmëroi se nesër do të bëjë publike axhendën politike dhe axhendën e protestave. Shpërndaje te miqtë
