LSI padit Peleshin për shpërdorim detyre

exit.al 15 Prill 2021, 09:26

LSI paditi Niko Peleshi, ministër i Mbrojtes për përdorimin e funksionit shtetëror në fushatë zgjedhore në Korcë.

Sëbashku me Peleshin, LSI ka paditur edhe Petrika Tollkuçi, Drejtor i FSDKSH-së, Ilir Bajlozi drejtori i drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shëndetësore dhe Artur Qeramixhi, drejtor i OSSHE-së Korçë.

Në kallzimin penal të LSI-së shkruhet se këta persona kanë lënë detyrën e funksionarit publik për të shërbyer në fushatën zgjedhore. Ky fakt sipas LSI-së ndikon në sjelljen e votuesit.