LSI dënon ngjarjen në Kavajë, e cilëson si akt bandit

exit.al 19 Prill 2021, 21:15

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI reagoi për ngjarjen në Kavajë përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili.

Ai e cilësoi ngjarjen një kt bandit. Vasili u shpreh se “humbja katastrofike e rilindjes e shtyn në akte të dëshpëruara”.

“Autorët duhet të dënohen me të gjithë rreptësinë e ligjit. 25 prilli i jep fund horrllëkut rilindas një herë e përgjithmonë”, u shpreh Vasili.

Të hënën, u plagos në Kavajë, Bledar Okshtuni, me pistoletë nga Ndriçim Jonuzi, i njohur ndryshe si Ndriçim Tahiri.

PD dënoi ngjarjen dhe e cilësoi sulm politik dhe atentat ndaj PD-së.

Po ashtu Presidenti Meta njoftoi se do të niset drejt Kavajës.

PS kërkoi dënimin e autorit.