Lojtari Rama
Kryeministri Rama çdo mëngjes e nis ditën duke u shpjeguar shqiptarëve sfidat, arritjet, përjetimet, mendimet dhe thellësinë e qenies e veprimeve të tij përmes citateve të njerëzve të mëdhenj.
Këtë mëngjes, zoti Rama postoi në Facebook disa fjalë, që ai thotë se i ka thënë Thomas Mani, për të na treguar se ka zgjedhur rrugën e duhur në jetë e politikë, ndërkohë që shumica e njerëzve as nuk e kanë idenë se rruga e drejtë ekziston.
[embed]http://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523/10157455505456523/?type=3&theater[/embed]
Këtë citim të Manit nuk e gjetëm askund dhe kemi frikë se zoti Rama mund t’i jetë kthyer zakonit të vjetër që fjalët e veta i duken se i kanë thënë njerëz të mëdhenj.
Pas këtij postimi, zoti Rama vazhdoi veprimtarinë e tij intelektuale me postimin në Facebook të punimeve të një aktiviteti ndërkombëtar të titulluar “Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, të cilin e hapi, e drejtoi dhe e mbylli Eduard Shalsi.
Veç Ramës dhe Shalsit në këtë ngjarje morën pjesë mendje të tjera të bukura të nivelit ministror nga Bosnja, Maqedonia, Serbia e Kosova.
[embed]http://www.facebook.com/edirama.al/videos/261366401518834/?__xts__%5B0%5D=68.ARDNI2cGmg8sBQHMax8A0q91EpRNPuRSat1P3bFWxQYWxjOx7yUEtF9tlcN-YnLZaAhiTRcWN7vfxZa4HKTZgMFThVGS2mTLjFqrtyNtZYdeMfJ3W2AqNNGdnUtVQwhKSU6hvxeAAEJLdz59nqaCnWWCD_E7wKbH0SwBmkWoGuwaEfPwjrU9WF[/embed]
Aktiviteti i mësipërm u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga mendja e bukur në trupin e bukur të Majlinda Bregut, dhe Forumi Ekonomik Botëror, me qëllim inagurimin e Përshpejtuesit të Konkurrencës dhe Inovacionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim, Kryeministri foli me krenari për PPP-të e tij si shembuj të gjenialitetit novator të atij vetë dhe të mendjeve më të bukura të biznesit shqiptar.
I lodhur nga aktivetet e ngjeshura intelektuale, pasdite Kryeministri u shlodh duke parë një aktivitet me policë. Përmes faqes në Facebook ai transmetoi një konferencë të Policisë së Shtetit për shpartallimin e rrjeteve të kumarxhinjve që luajnë nëpër kioska, ndërkohë që ai ia ka lënë kumarin me ligj vetëm hoteleve me pesë yje në pronësi të biznesmenëve me katër klasë.
http://www.facebook.com/edirama.al/videos/771429343265012/?__xts__%5B0%5D=68.ARCbOKa9jKjMWbCZSKoYtQmNfGjFaX6PM5VhAPjDkbmNEtVWjh6uI5CTGnqXf4N_xD3b4P-_epCwLzzpOexlwPFCOqtcJmtgq7YiptMxnsPpcDTvlMrbUlioNb_RKRzV0Fg9-ECogGvTiFd_4ZOQscmAraYUzBycYdk4gnGRO4LjPByIA8
Duke qenë se mbasdite pati dyshime se shqiptarët mund të mos e kishin kuptuar mirë punën e bukurisë së tij mendore, pasdite Kryeministri postoi edhe një foto të tij në takimin e mendjeve të bukura, të shkrepur nga një kënd ku dukej koka e tij direkt para sfondit me fjalët në anglisht “Mendjet e bukura, frymëzojnë...”
http://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157457053421523/?type=3&theater
Kryeministri nuk e përdori sot Twitter-in apo mjetet e tjera të propagandës sociale.
Lojtari Basha
Kryedemokrati Lulzim Basha postoi sot në Facebook punimet e një konference, të organizuar me Fondacionin Konrad Adenauer, me titullin inteligjent "Sfida dhe Vizione në Shëndetësi".
Në këtë takim u shpalos vizioni i PD-së për autonominë e spitaleve, për t'i kthyer spitalet në ndërmarrje, njësoj siç e kishte Rama në vizionin për të ardhmen në vitin 2013.
[embed]http://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/680060619198113/?__xts__%5B0%5D=68.ARCU_Mn_9A3vlq_2Jtt2PKrJusSOSkpNJscXcQPoG1Y5ZsDWTO0Ky399-Y8zsJ4vjjKsWgxeT6CsNIsXxiwgE1L9XNizbywPgwkGur4ziiGOcvyUypThUcS3cCKqCXCmKqKbXZhYwxAr5m97mBxeouS-yeqhhcgGBUvgU1WhQnCKPJRSrWm05s1rI8Ysq-P0KWjkpeC9-4t1fH4hwDVbfe0gmvUXIVbTaQ6ovjRbqE-WPTe3BFht7ROnrRcy_lRHBTTwMqkUJ_e2QwJvwWa0M9a1iZWO3l9BK2GtREnBkOAVxnySCpZqUzgeRUXqLNjdtZkocV2iWThDVTz3df6ryz4FRLkKyw4SZjg&__tn__=-R[/embed]
Në mbrëmje, zoti Basha postoi në Facebook një foto të mëngjesit, teksa është fiksuar në bordurën e shkallëve së Korpusit Universitar duke folur me disa vajza të reja.
Në sqarimin përshkrues të këtij momenti, zoti Basha ka treguar në konfidencë se vajzat e reja në mëngjes e frymëzojnë shumë. Ditë më parë, zoti Basha është parë të frymëzohet mëngjeseve ose duke ngrënë paçe koke me punëtorë, ose duke gjerbur kafen teksa vrapon drejt zyrës.
[embed]http://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2970663342984827/?type=3&theater[/embed]
As zoti Basha nuk e ka prekur Twitter-in me dorë sot.
