Llalla mungon në seancën gjyqësore, nuk dihet vendndodhja e tij

exit.al 22 Shtator 2021, 15:20

Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore kundër tij në Gjykatën e Apelit të mërkurën. Avokati i Llallës tha për gazetarët se ai ndodhej në një spital por nuk e dinte se ku:

“Di që Llalla është në spital, kaq di. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”.

Ai u shpreh se vendimin e Gjykatës do ta dërgojnë në Gjykatën e Lartë.