Largohet zëvendësministrja e Financave

exit.al 21 Tetor 2020, 19:05

Kryeministri Edi Rama liroi nga detyra zëvendësministren e Financave Belinda Ikonomi. Vendimi u morr sot në mbledhje e qeverisë.

Belinda Ikonomi u emërua zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë në mars 2019. Më parë ajo ka qënë drejtoreshë e Doganave.