“... në burgun e këtushëm janë sjellë nga Durrësi 30 e ca persona si demonstrues, ndër të cilët gjinden edhe disa djem në moshë të vogël. Mbasi nuk kemi asnjë njoftim mbi pozitën e tyne dhe se ku qëndron randsia e fajit a e pse mbahen në kte burg, lutemi të na skjarohet çeshtja pse po shofim që të vegjlit për të cilët po bajmë fjalë kanë fillue me u smurë dhe janë në gjendje të keqe. Rilutemi të na njoftohet përfundimi.”
[caption id="attachment_69248" align="aligncenter" width="1920"]
Letra e Prefektit Qazim Mulleti.[/caption]
Po ashtu në shkresën e tij edhe Xhevat Korça shkruan me shqetësim:
“Me hidhërim kemi marrë vesh se edhe studentat e mitun t’arrestuem janë dërgue në burgun e përgjithshëm. Tue marrë parasysh influencën qi ushtron ambjenti e sidomos ndër të mitun, lutem të kini mirësinë me urdhnue, në qoftë se shihet me vend edhe prej asaj P.T.Ministrije, që gjithë studentat e në mënyrë të veçantë ata në moshë të mitun, të bahen në lokale të posaçme për të ruejtun në këtë mënyrë pastërtinë e tyre morale si dhe për t’mos u dhanë rasë që t’vijnë të përpjekun me element , qi do t’i ushqejshin me idena ma helmonjëse. Mbasi ndëshkimi ka për qëllim përmirësimi, lutem edhe njiherë që kjo çashtje të shqyrtohet, mundësisht urgjentisht tue urdhnue gjithë zyrat përkatëse. Kishim me dishrue të dijmë veprimin e asaj P.T.Ministrije në lidhje me këtë çeshtje.”
[caption id="attachment_69249" align="aligncenter" width="1920"]
Letra e Ministrit Xhevat Korça.[/caption]
Pas këtyre dy shkresave, Minsitri i Brendshëm i riprodhon tekstin e ministrit Korça, Drejtorisë së Policisë dhe i urdhëron të marrin masa dhe në përgjigjen për Ministrinë e Arsimit shkruan:
"[...] drejtoria e policisë ju ka bërë qarkore gjithë kuesturave për ti dhanë çështjes së studentave të mitun, të ndaluem ndër burgje, zgjidhjen e dëshirueme prej asaj Ministrie."
Publikuar më parë nga Kujto.al
