Maqedonisë së Veriut mund t'i jepet një datë specifike në samitin evropian të vjeshtës, të cilën unë e konsideroj reale.
Për sa i përket Shqipërisë, Kukan sheh një situatë ndryshe:"Ata (shteti shqiptar) duhet të zbatojnë një reformë të madhe në drejtësi, opozita ka bojkotuar parlamentin dhe, mbi të gjitha, shqiptarët nuk po gjejnë kompromis."
Sipas Kukanit, nuk do të ishte aspak realiste nëse Shqipërisë do t’i jepej një datë për hapjen e negociatave. Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ish-eurodeputeti u shpreh kritik ndaj përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherinit:"Në momentin kur Kosova po i vendoste taksa Serbisë, duhej vajtur atje dhe duhej përplasur tavolina”.
Por ndërkohë, Kukan nuk mendon se pasardhësi i Mogherinit, Josep Borrell do të bëjë punë më të mirë.“E mbaj mend si President i Parlamentit Evropian. Emërimi i tij më befasoi, sepse spanjollët kanë politikë më dinamike dhe me politikanë më të rinj."
Kukan mendon se për zgjidhjen e çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, BE-ja do të bënte mirë të vendoste për një të dërguar special. I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve, e cila po qarkullonte rreth një viti më parë mes Prishtinës-Tiranës-Beogradit, Presidentit Thaçi, Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Rama, Kukan vlerësoi se ajo nuk ishte vetëm strategji fushate:"Pres që zgjidhja e çështjes së njohjes së Kosovës, duke shkëmbyer territore me Serbinë, të kthehet. Sidoqoftë, kjo mund të destabilizojë Bosnjën dhe Hercegovinën fqinje."
Kukan theksoi kundërshtimin e tij ndaj kësaj ideje.
