Kryetari i FRPD-së, Rama ka vjedhur 6 miliardë euro

exit.al 24 Gusht 2020, 18:34

Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi akuzoi Kryeministrin Rama se ka vjedhur 6 miliardë euro.

Duke e krahasuar Ramën me Lukashënkon e Bjellorusisë, Këlliçi tha se:

“Në 7 vite Lukashenko i Shqipërisë ka vjedhur dhe abuzuar me 6 MILIARDË euro para të taksapaguesve shqiptarë! Në 7 vite ka rritur borxhin, duke detyruar çdo shqiptar të paguajë 4492 euro!”.

Ai tha se Rama ka dëbuar nga 300 mijë shqiptaerë në 7 vjet.

Këlliçi i bënë thirrje Ramës të pranojë vendimin e shqiptarëve për një qeveri të re. Ai tha se zhvillimi vjen nga një qeveri që nuk “punon për oligarkët”.

Shpërndaje te miqtë