Reuters transmeton drejtpërdrejt protestën në Tiranë

Stafi i Exit 8 Qershor 2026, 19:25

Reuters transmeton drejtpërdrejt protestën në Tiranë

Ndoshta pas akuzave të kryeministrit Rama që po keqinformojnë, Agjencia Reuters ka vendosur të transmetojë drejtpërdrejt protestën e sotme në faqen e saj në Youtube dhe Facebook .

Protesta mund të ndiqet në lidhjen këtu dhe këtu.

Transmetimi shoqërohet me titullin: “Shqiptarët protestojnë kundër resortit luksoz të planifikuar, të mbështetur nga një kompani e lidhur me Kushnerin”

Në përshkrimin e postimit të transmetimit thuhet: “Shqiptarët po protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, në një pjesë ekologjikisht të ndjeshme të bregdetit Adriatik.”

Postimi mbart hashtaget: #albania #protest #kushner #sazan.