Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, shoqërohen disa protestues

Stafi i theExit 30 Qershor 2026, 16:47

 Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, shoqërohen

Sot paradite, qindra qytetarë protestuan para ndërtesës së sesioneve plenare të Kuvendit. Qyetarët u përpoqën të pengonin hyrjen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe disa prej tyre goditën me vezë makinat e deputetëve.

Policia ndërhyri për të penguar qytetarët duke çuar në shtyrje dhe përplasje trupore mes tyre.

Policia ndaloi me forcë disa prej qytetarëve dhe shoqëroi të paktën pesë prej tyre duke i dërguar në tre komisariate të ndryshme, për të shmangur grumbullimin në një pikë të të vetme të qytetarëve në mbrojtje të tyre.

Qindra protestues marshuan drejt Policisë së Shtetit ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe deklaruan se nuk do të largoheshin deri në lirimin e tyre.

Policia i mbajti protestuesit për disa orë dhe para pak çastesh raportohet lirimi i tyre.

Protestuesit shprehen se ndalimi ishte i jashtëligjshëm dhe u kërkojnë mbështetje qytetarëve gjatë protestës së përditshme, në 19:00 duke theksuar se mbrojtja e së drejtës për të protestuar është më e rëndësishme se kurrë.

Ndërkohë, protesta është futur në ditën e 31-të të saj dhe kërkesa kryesore e saj vazhdon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

Shpërndaje te miqtë