Bërni Sanders mbështet protestat në Shqipëri kundër resortit të lidhur me Xhared Kushner

Stafi i Exit 9 Qershor 2026, 05:01

Bërni Sanders mbështet protestat në Shqipëri kundër

Senatori amerikan Bernie Sanders ka shprehur mbështetje për protestat kundër projektit turistik të lidhur me Xhared Kushner në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shembull të “oligarkisë globale”.

Në një postim në rrjetet sociale, Sanders shkroi:

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz me pasoja katastrofike për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trampit, Xhared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kështu duket oligarkia globale — dhe njerëzit po i thonë JO”.

Deklarata përbën mbështetje më të rëndësishme ndërkombëtare që kanë marrë deri tani protestat kundër projektit në Zvërnec.

Sanders, një nga figurat më të njohura të së majtës amerikane, e përdori rastin e Shqipërisë për të ilustruar atë që ai e quan ndikimin e tepruar të miliarderëve dhe elitave ekonomike mbi vendimmarrjen politike.

Kjo është hera e parë që një politikan i profilit të Sanders e vendos publikisht çështjen e Zvërnecit në kontekstin e debatit global mbi pushtetin e miliarderëve dhe ndikimin e tyre në politikë.