Banka e Shqipërisë kërkon imunitet nga arrestimi për Guvernatorin

Stafi i theExit 23 Korrik 2026, 14:17

Banka e Shqipërisë kërkon imunitet nga arrestimi për

Banka e Shqipërisë propozon që Guvernatori dhe zëvendësat e tij të mos mund të arrestohen, të privohen nga liria, t'u kontrollohet banesa ose t'u bëhet kontroll personal pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas nenit 72 të projektligjit, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë brenda dy javëve. Nëse nuk merr vendim brenda këtij afati, kërkesa konsiderohet e refuzuar.

Ky parashikim është pjesë e projektligjit të ri "Për Bankën e Shqipërisë", i hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe i publikuar nga Ministria e Financave për konsultim publik.

Projektligji synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, kjo procedurë nuk parashikohet në vendet e Bashkimit Evropian. Guvernatorët e bankave qendrore gëzojnë pavarësi institucionale dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës, por nuk kërkohet autorizim i një gjykate kushtetuese për arrestimin ose kontrollin e tyre.

Projektligji është publikuar ndërkohë që SPAK ka deklaruar, në korrik 2024, se po hetonte çështjen e mikrokredive të Bankës së Shqipërisë. Deri më sot nuk ka një njoftim zyrtar se ky hetim është mbyllur.

Shpërndaje te miqtë