“Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.”
Fjalimet nga drejtuesit e vendeve janë një praktikë e zakonshme përgjatë ditëve të mbledhjeve në Asamblenë e Përgjithshme. Në traditën e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i SHBA-ve organizon një pritje për drejtuesit e vendeve pjesëmarrëse në asamble dhe shkrep edhe foto familjare me ta. Kryeministri Rama bisedoi me Presidentin Trump edhe mënjanë samitit të NATO-s vitin e shkuar, gjatë pushimit.
Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Kryeministri Rama do të ketë një takim të shkurtër të mënjanuar me Presidentit Trump duke nisur nga dita e nesërme.
Shpërndaje te miqtë
