“Është e dyta herë, në një periudhë kohe të shkurtër, që Zëri i Amerikës bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës. Herën e parë, ne e demostruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë e lajmit të dhënë mbi rekturimet e punonjësve, ndërsa këtë herë mund të them vetëm kaq: asgjë e re nga froni tuaj. Një sallatë fjalësh, e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptarë të vetëm, zero.”
Dy javë më parë, kryeministri Rama e sulmoi Zërin e Amerikës për denoncimin e farsës së konkurseve publike dhe ndërhyrjeve për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama:“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania, organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie!”
Shpërndaje te miqtë
