Kryeministri i Bullgarisë gjobitet për mosmbajtje të maskës në një takim publik

exit.al 23 Qershor 2020, 17:52

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov u gjobit $174 sepse gjatë një vizite në një kishë, ditën e martë, nuk kishte veshur maskë. Lajmin e dha ministri i shëndetësisë, raportoi Reuters.

Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev urdhërojë mbajtjen e detyruara të maskave në vendet publike pasi këtë javë u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve.

“Të gjithë personat pa maskë të pranishëm në kishë, gjatë vizitën së kryeministrit do të gjobiten”, tha për Reuters ministri i shëndetësisë.

Sëbashku me Borissov, u gjobitën edhe gazetarë, fotografë të cilët e shoqëronin atë në kishë, pa maskë. Ministri nuk tha gjë nëse u gjobit edhe prifti i kishës, i cili nuk mbante maskë.

Bullgaria vendosi masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, përfshirë dhe mbajtjen e detyruar të maskave. Javën e kaluar raportoi 606 raste të reja. Në total Bullgaria ka 3,984 raste, dhe 207 vdekje.

Shpërndaje te miqtë