Kryemadhi uron Ditën e Hashures

exit.al 1 Shtator 2020, 13:05

Kryetarja e LSI-së uroi besimtarët bektashinj, nga Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Ditës së Hashurës.

“Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi e begati ashtu sikurse në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e çdo padrejtësi që i bëhej”, tha Kryemadhi pas vizitës.

Më 1 shtator, besimtarët bektashianë festojnë “Dita e Ashures” e cila përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem. Në këtë ditë bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i begatisë dhe bashkimit.

Baba Mondi, kryetari i Bektashinjëve në vend uroi besimtarët, e u lut për të shqiptarë shqiptarët.