Kryemadhi përshendet thirrjen e Komunitetit Mysliman për mo shitje të votës

exit.al 16 Prill 2021, 12:19

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përshendënti të premten thirrjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për mos shitje të votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo ndau në Facëbook një pjesë nga deklarata e tyre: "VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!"

Kryemadhi ftoi shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të denocojnë çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.

Më herët, ka qënë edhe konferenca e Ipeshkve të Shqiprisë që ka bërë një thirrje të ngjashme.