Kryemadhi në Divjakë: Shumica e pronarëve nuk kanë tapinë e tokës

exit.al 25 Mars 2021, 18:50

Teksa PD dhe PS kanë filluar fushatën në dy sheshet më të mëdha në kryeqytet, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve në qarqe.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi një takim elektoral në Divjakë për të prezantuar kandidatën për deputete të LSI, Seriola Janko.

Ajo tha se kjo zonë është lënë në harresë nga qeveria e se vuan nga mungesa e infrastrukturës.

"Divjaka ka nevojë për një mentalitet të ri që ka dëshirë për të bërë një plan zhvillimi për të ardhmen," tha Kryemadhi.

Zona ka potencial zhvillimi në fushat e turizmit, bujqësisë, blegtorisë e peshkimit, shtoi ajo.

Disa nga problemet që kryetarja e LSI theksoi ishin mungesa e tapisë së tokës nga ana e pronarëve dhe abuzimi me fondet e investimeve.

"Shtrohen tre herë të njëjtat rrugë vetëm për të vjedhur fondet" u shpreh Kryemadhi.

Divjaka ka nevojë që të ketë të rinj dhe të reja që njerëzit të mos e shikojnë veten si tranzitorë, por të ndërtojnë të ardhmen aty, përfundoi ajo.

Shpërndaje te miqtë